“Fronti Europian” improvizon seancë, Ali Ahmeti shpall Ziadin Selën kryetar Kuvendi

nga D V

Shkup, 18 prill – Në një seancë të improvizuar të Kuvendit, Fronti Europian zgjodhi për kryetar Kuvendi Ziadin Selën.

Seanca e improvizuar u udhëheq nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar.

Pas zgjedhjes së Selës për kryetar Kuvendi, “Fronti Europian” ka improvizuar edhe zgjedhjen e Bujar Osmanit për president, me çka edhe ai bëri betimin e tij

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More