Fronti Europian nesër shpalos qëndrimin

nga Xh M

Shkup, 28 maj – ”Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë”, njoftuan nga koalicioni.

Nuk jepen detaje të tjera rreth qëllimit të konferencës për shtyp, por në bazë të zhvillimeve të fundit në Kuvend, pritet të shpaloset qëndrimi i Frontit Europian rreth hapave të mëtejme politike.

Sot, deputetët e Frontit Europian braktisën punimet e kuvendit, ku pas konfirmimit të mandateve të deputetëvë të përbërjes së re 2024/28, me 76 vota për, deputetët e VLEN, VMRO dhe ZNAM, zgjodhën Afrim Gashi për kryetar të ri të Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More