Fronti Evropian dhe VLEN gjithsej 32 deputetë, 20 me “përvojë”, kurse 12 ulen për herë të parë në bankat e Kuvendit

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Nga rezultatet e para zyrtare, por ende jo përfundimtare, Fronti Evropian dhe VLEN do të kenë gjithsej 32 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në analizën e bërë nga Zhurnal, rezulton se 20 prej tyre edhe më herët kanë qenë deputetë, kurse 12 fillojnë mandatin e parë.

Fronti me 5, kurse VLEN me 7 deputetë të rinj

Nga Fronti Evropian, që fitoi 19 deputetë, 14 janë me “përvojë”, kurse pesë u zgjodhën për herë të parë.
Nga Fronti Evropianë, deputetë edhe më herët kanë qenë Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Skender Rexhepi Zejd, Elmi Aziri, Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Arbana Pasholli, Ismail Jaoski, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Rina Ajdari dhe Bejxhan Iljas, shkruan Zhurnal.

Katër prej tyre nuk ishin në përbërjen e fundit (ende aktuale) kuvendore, por kanë qenë më herët edhe atë: Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, Talat Xhaferi, kurse Bejxhan Iljas deri tani ishte pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM.

Për herë të parë në ulëset e Kuvendit nga radhët e Frontit Evropian do të ulen pesë deputetë: Ilir Hasani, Dijana Toska, Ilir Demiri, Sali Murati dhe Fatmire Isaki.

Lista e plotë e deputetëve të Frontit Evropian

Njësia 1

Blerim Bexheti
Ilir Hasani

Njësia 2

Sadulla Duraku
Skender Rexhepi Zejd
Dijana Toska
Elmi Aziri

Njësia 5

Ziadin Sela
Musa Xhaferi
Arbana Pasholli
Ismail Jaoski

Njësia 6

Ali Ahmeti
Talat Xhaferi
Ilire Dauti
Menduh Thaci
Rina Ajdari
Bejxhan Ilijas
Ilir Demiri
Sali Murati
Fatmire Isaki

Nga radhët e koalicionit VLEN, 6 deputetë kanë qenë edhe në përbërjet e deritanishme kuvendore, kurse 7 janë të rinj. Deputetë me “përvojë” në VLEN janë Izet Mexhiti, Afrim Gashi, Merita Koxhaxhiku, Bilall Kasami, Bekim Qoku dhe Halil Snopçe. Kasami dhe Qoku kanë qenë deputetë në përbërjet e mëhershme, e jo në përbërjen e fundit kuvendore. Prej tyre, Kasami ka paralajmëruar se do të tërhiqet dhe do t’i përkushtohet edhe më tej obligimeve si kryetar i komunës së Tetovës.

Deputetë të zgjedhur për herë të parë nga koalicioni VLEN janë Bekim Sali, Rijad Shaqiri, Salim Sulejmani, Mimoza Musa, Fatmir Limani, Saranda Imeri-Stafai dhe Sadik Sulejmani.

Njësia 1

Izet Mexhiti
Bekim Sali

Njësia 2

Afrim Gashi
Rijad Shaqiri
Merita Koxhaxhiku

Njësia 5
Salim Sulejmani

Njësia 6
Bilall Kasami
Bekim Qoku
Mimoza Musa
Halil Snopçe
Fatmir Limani
Saranda Imeri – Stafai
Sadik Sulejmani

KSHZ pritet të përpunojë edhe ankesat e arritura për të parë nëse do të ketë ndryshime eventuale, ose jo. Në bazë të ankesave të parashtruara në Njësinë 5 dhe 6, Fronti Evropian ka shprehur dyshime se po tentohet t’u meren edhe 2 deputetë, shkruan Zhurnal.

Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro

Për pagë mujore prej rreth 1828 euro, plus privilegje dhe shtesa të tjera, deputetët e vjetër dhe të rinj do t’i shërbejnë popullit të Maqedonisë së Veriut për katër vitet e ardhshme.
Deputetët zgjidhen nga populli dhe përfaqësojnë qytetarët dhe zërin e tyre në Kuvend, prandaj shpesh quhen “shërbëtorë të popullit”.
Rreth asaj se sa është paga e deputetit në Maqedoni, në faqen e Kuvendit të vitit të kaluar janë publikuar të dhëna, gjegjësisht grafiku me pagat e deputetëve në raport me pagat minimale dhe mesatare në vendet e rajonit, në prill 2023.

Pikërisht aty thuhet se paga e deputetit në vend shkon në 1828 euro. Deputetët grekë kanë marrë pagat më të larta, 4787 euro, ndërsa më të ulëtat deputetët serbë, me 944 euro në muaj. Theksohet se këto janë vlera të përafërta dhe jo absolute. Gjithashtu, deputetët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për apanazh, pra kompensim në masën e pagës së deputetit, për periudhë prej një viti, pas përfundimit të mandatit të deputetit.
Mandati i deputetit, nga ana tjetër, zgjat katër vjet dhe ata nuk mund të tërhiqen nga detyra, por mandati i tyre mund të ndërpritet ose të hiqet para përfundimit të kohës për të cilën janë zgjedhur.

Deputetit i mbaron mandati para skadimit të kohës për të cilën është zgjedhur nëse jep dorëheqje, nëse dënohet për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet, nëse ka rast të papajtueshmërisë me pozitën e deputetit, nëse i pushon shtetësia e Republikës së Maqedonisë, nëse me vendim të formës së prerë i hiqet aftësia për të vepruar dhe në rast të vdekjes.

Deputetit mund t’i hiqet mandati kur dënohet për vepër penale ose vepër tjetër penale që e bën të papërshtatshëm për të kryer funksionin e deputetit, si dhe për mungesë të pajustifikuar në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj. Sipas të dhënave të deritanishme, në përbërjen e re parlamentare nga LSDM janë 18 deputetë, nga VMRO-DPNBE janë 58, koalicioni i BDI-së ka 19 deputetë, VLEN-i ka 13, “E Majta” gjashtë dhe ZNAM-i ka gjashtë deputetë./Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More