Fronti Evropian mbështet ndryshimet ligjore për pushtetin lokal vetëm këtë duhet t’ia kërkojë VMRO-ja!

nga I.A

Shkup, 20 qershor – Partitë e pushtetit të ardhshëm kërkojnë zgjidhje ligjore që të mos ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme në komunat të cilat pas zgjedhjeve parlamentare kanë mbetur ose do të mbesin pa kryetar. Bëhet fjalë për Aerodromin dhe Gostivarin, krerët e të cilave do të kalojnë në pushtetin qendror ekzekutiv, si dhe për Komunën e Sarajit, kreu i të cilës zgjodhi të ushtrojë mandatin e deputetit. Për këto ndryshime ligjore janë të nevojshme 80 vota, qeveria e ardhshme ka vetëm 78 prandaj nevojitet edhe përkrahje e opozitës që në këtë rast pritet të mos mungojë sidomos nga ana e Frontit Evropian të cilët lehtësisht e shpejtësisht merren vesh me VMRO-DPMNE, shkruan Zhurnal.

Qytetarët të mos lodhen të votojnë brenda vitit dy herë për pushtetin lokal –

Partitë e pushtetit të ardhshëm kërkojnë zgjidhje ligjore që të mos ketë nevojë për zgjedhje të parakohshme në komunat të cilat pas zgjedhjeve parlamentare kanë mbetur ose do të mbesin pa kryetar. Bëhet fjalë për Aerodromin dhe Gostivarin, krerët e të cilave do të kalojnë në pushtetin qendror ekzekutiv, si dhe për Komunën e Sarajit, kreu i të cilës zgjodhi të ushtrojë mandatin e deputetit. Hristijan Mickoski vlerëson se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme, meqë zgjedhjet e rregullta do të jetë në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

“Vlerësojmë se nuk duhet të harxhojmë edhe më shumë para të qytetarëve. Ata zgjedhje në disa komuna do të kushtonin ndoshta një milion euro. Me ato para mund të bëjmë ndonjë bulevard, ndonjë çerdhe të re, të renovojmë ndonjë shkollë, në vend që me lojërat tona politike t’i malltretojmë qytetarët tani në nëntor ose dhjetor dhe pas një viti, në shtator ose tetor edhe një herë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Një propozim-ndryshim i dy ligjeve që prek çështja, ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Kodit zgjedhor duhet të jetë së shpejti në dorën e deputetëve dhe të shqyrtohet në seancë plenare. Edhe koalicioni VLEN ka deklaruar se duhet gjetur zgjidhje. Sipas tyre, zgjidhja duhet të parashikojë që nëse me largimin e kreut të komunës kanë mbetur edhe më pak se dy vjet deri në zgjedhjet e rregullta, këshilli komunal të ketë të drejtë të zgjedhë kreun e ri të komunës që do të menaxhojë me institucionin.

“Nëse deri në zgjedhje ka më pak se dy vite, duhet të zgjidhet kryetar komune me të njëjtën procedurë si zgjidhet kryetar i këshillit”, thonë nga VLEN.

Fronti Evropian pritet të votojë këto ndryshime ligjore pasi kanë nevojë për miqësi me qeverinë e ardhshme –

BDI prej momentit që e ka parë realitetin që do të ngelin në opozitë përdori gjitha mekanizmat e mundshëm për ta ndryshuar këtë realitet por dështoi dhe nuk ia arriti. Ajo që vendosën të bëjnë nga kjo parti është pranimi i realiteti dhe fillimi i një loje konstruktive ku gjitha kërkesat e VMRO-së të kenë edhe “aminin” e kësaj parti në kuadër të Fronit Evropian.

Pra, me këtë dëshmuan se Fronti Evropian betejën politike e paska pasur me VLEN dhe jo siç deklaronin në fushatë se betejën e kanë me VMRO-në. Pasi pas zgjedhjeve shumë qetë dhe lehtë po merren vesh me VMRO-në pa kurrfarë problemi.

Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i dhanë dritë jeshile propozimit që Jovan Mitrevskin, Antonio Milloshoskin dhe Vesna Bendeskën të emërohen për nënkryetar të Kuvendit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nuk ka propozuar kandidat të sajin për nënkryetar të Kuvendit. Kjo stepje e BDI-së nuk është e rastësishme e as e paqëllimshme BDI po dëshiron të reflektojë një opozitarizëm konstruktiv me pushtetin e ardhshëm.

Shembull tjetër, BDI përkrahi Ligjin për riorganizimin e ministrive, duke siguruar dy të tretat e votave për këtë Ligj. E tani e ka bë të ditur se nuk do të përkrahë Propozimin për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale të propozuar nga VLEN, sipas të cilit në komuna të mos mbahen zgjedhje të reja lokale, nëse kryetari komunës mere pozitë tjetër, por ndërkohë i ka kaluar gjysma e mandatit (më shumë se dy vite). Bashkë me BDI-në, këtë ligj kanë paralajmëruar se do e refuzon edhe LSDM.

Por, refuzimi i BDI-së nuk është serioz por është sinjal që pret këtë kërkesë ta bëjë VMRO-ja dhe asesi nuk e vendosin në pikëpyetje. Prandaj, pritet ditëve në vijim që VMRO të kërkojë nga Fronti Evropian që ta jap mbështetjen e duhur që edhe ky propozim ligj të kalojë ngjashëm sikurse ai paraprak për rregullimin e ministrive. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More