Agjencia Zhurnal.mk

Fruthi ende po përhapet në SHBA

Një rast i ri i fruthit u konfirmua në SHBA javën e kaluar, pasi vendi përballet me shpërthimin më të madh të sëmundjes që nga viti 1992.

Sipas Departamentit të Shëndetit Publik të Xhorxhisë, sëmundja u konfirmua në një banor të pa vaksinuar të Qarkut Cobb – afër Atlantas.

Individi mund të ketë ekspozuar të tjerët ndaj virusit të fruthit ndërmjet 31 tetorit dhe 6 nëntorit dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se po njoftojnë ata persona.

Që nga 3 tetori, 1,250 raste të fruthit ishin konfirmuar këtë vit në 31 shtete, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky shpërthim gati kërcënoi që SHBA-ja të humbas statusin e ‘eleminimit’ të fruthit, e cila në mënyrë efektive thotë se virusi është zhdukur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...