Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Fshati në Sukth nën ujë/ Përmbyten banesat, banorët largohen te të afërmit, me sytë nga Erzeni

Situatë e rënduar nga përmbytjet paraqitet edhe në njësinë administrative të Sukthit. Me dhjetëra hektarë tokë në fshatin Vadardhë janë nën ujë.

Uji shkon deri në 1 metër. Ka përmbytje edhe në banesa. Banorët e tyre janë larguar te të afërmit pasi kanë siguruar gjenë e gjallë.

Ndërkohë të gjithë sytë i kanë drejt lumit Erzen. Autoritetet bënë me dije se tre familje me 10 persona janë transferuar në kavalishencë që mbrëmë.

“Situata është shumë e rënduar për shkak të daljes nga shtrati te kanali, por fatmirësisht deri tani nuk ka dalë Erzeni në pikat kritike. Kemi larguar të gjithë banorët në zonat që rrezikojnë më shumë nga Erzeni. Aktualisht janë tre familje prej 10 personash të cilët i kemi transferuar në kavalishencë që dje në darkë, janë banorë të fshatit Vadardhë. Situata po përkeqësohet, grupet e emergjerncave i kemi në terren. Parashikimi nuk është i mirë. Gjënë e gjallë e kanë lëvizur vetë banorët. Janë dhjetëera hektarë të mbuluara nën ujë. Kemi disa shtëpi që janë nën ujë në Vadardhë, uji shkon në 1 metër, banorët kanë shkuar te të afërmit e tyre”.

Postime të ngjashme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

Çomo, pjesë e listës së PS/ Rama: Nxora një sekret të vogël, nuk duhet të mungosh në qeveri. Duam të bëhemi si ty

S.B.

Rama: Pres shumë lajme të mira, ja kur do të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...