Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Fshirja e adresave të shqiptarëve, Cakaj takon Kamberin

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal-ks – Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një takim me deputetin shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Sipas Cakajt, në këtë takim është biseduar për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi. Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare”, tha Cakaj.

“Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Monitorimi i trafikut me dron nga Policia e Kosovës, jep rezultate

Dafina Vidishiqi

Të gjitha vendimet që u miratuan në seancën e Kuvendit

Dafina Vidishiqi

Populli i Kosovës ndër 10 popujt më bujar në botë, i pari në Ballkan

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...