FSK-ja filloi operacionet e deminimit në tri lokacione

nga D. V.

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka filluar sot operacionin humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, me qëllim të pastrimit dhe sigurimit të zonave të caktuara nga mjetet e pashpërthyera.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij viti, njësitë e deminimit do jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: në fshatrat Muradem dhe Maja e Cvilenit  të komunës së  Prizrenit si dhe në  Parkun e Lirisë në Ferizaj dhe gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

Tutje thuhet se këto operacione janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSK-së për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe zhvillimin e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More