Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

Shkup, 8 mars, Zhurnal.mk – Ftesa e kryeministrit Zoran Zaev në të cilën i bëri thirrje opozitës ti bashkohet qeverisë, shihet si një tentativë për relativizimin e dështimeve në prag të zgjedhjeve lokale në vend, të cilat pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, është vlerësimi i analistëve, duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit i cili tha se ftesa ka të bëjë me zhbllokimin e proceseve, me theks te ndërtimi i klinikës së re Univerzitare, të cilin VMRO tha se e ka bllokuar me dy mijë amandamente.

Në një bashkëbisedim me Zhurnal.mk, profesori universitar Gordan Kallajxhiev thotë se arsyeja që ka çuar në këtë ofertë, është se kryeministri nuk i ka punët mirë me numrat në Kuvend, por një tjetër prapaskenë sipas tij, mund të jetë se kryeministri ka probleme të shumta për çka dëshiron para zgjedhjeve lokale të ndajë përgjegjësitë me të tjerët, ngaqë, nëse njerëzit vlerësojnë se qeveria nuk është duke punuar mirë, nuk do të kalojnë mirë në zgjedhje.

“Zaev ka dështuar në të gjitha aspektet, te lufta kundër Kovidit, ka dështuar te reformat, ka dështuar në integrimet në BE, në raport me fqinjët nuk i shkojnë punët mirë, unë nuk dij se çfarë i shkon mirë, ndërsa të gjithë ne shpresonim, dhe nuk besonim se do të kemi ngecje në raport me Bullgarinë pas marrëveshjes që arritëm me Greqinë”, ka thënë për Zhurnal profesori uiversitar Kallajxhiev.

Ai vlerëson se vendi ka nevojë për një qeveri ekspertësh, pasi partitë politike siç thotë, aktualisht nuk gëzojnë një nam të mirë te qytetarët nga shkaku i rezultateve dëshpëruese që pasqyrohen përmes nivelit të korrupsionit dhe kapjes së institucioneve, të cilën LSDM premtoi ta përmirësojë, por që nuk e bëri.

Më herët gjatë ditës, reaguan edhe partnerët e koalicionit qeveritar të Zaevit.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, në një prononcim nënvizoi se ky propozim nuk është biseduar më gjerësisht në partinë e tyre, megjithatë shtoi se propozimi do të mund të hynte në fuqi, vetëm nëse vendi do të ishte në gjendje krize që për momentin nuk është, ndërsa Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit vlerëson se nuk ka kushte që të formohet Qeveria e mbështetur nga LSDM dhe VMRO-DPMNE, sepse siç thuhet në kumtesën e lëshuar, qeveria duhet me përkushtim të punojë në luftën efikase kundër pandemisë (veçanërisht në furnizimin e vaksinave), debllokimin e eurointegrimeve, reforma në sistemin gjyqësor dhe dekriminalizimin, stabilitetin në shtet dhe në zhvillimin ekonomik.

Postime të ngjashme

Zaev: Koncepti Partneritet i hapur qeveritar kontribuoi që vendi të transformohet nga shtet i robëruar në shembull transparent dhe progresiv

R Zh

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...