Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ftohtë dhe borë

Shkup, 26 janar  – Moti do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut të cilat në male dhe në viset më të larta do të jenë të borës, ndërsa pasdite do të kalojnë në borë si edhe në shumë vende më të ulëta, por do të dobësohen për nga intensiteti. Veçanërisht pasdite dhe nga fundi i ditës do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të kushtëzojë uljen e përnjëhershme të temperaturave. Në male shtresa e dëborës do të rritet shtesë, ndërsa për shkak të erës së përforcuar do të ketë kushte për paraqitjen e fryjave të borës. Në pjesët perëndimore do të formohet shtresë e vogël dëbore edhe në vendet më të ulëta.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, të cilat pasdite do të kalojnë në dëborë, por do të dobësohen. Do të fryejë erë veriore e përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 2 ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 5 gradë Celsius.

Të mërkurën do të fryjë erë veriore e përforcuar dhe në disa vende do të bie borë. Të enjten do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit por i ftohtë. Të premten nga fundi i ditës në pjesët perëndimore priten reshje të reja të shiut ndërsa në male të borës. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Mickoski niset drejt Koçanit

D V

Bullgaria do të dërgojë ndihmë për shuarjen e zjarreve në Maqedoni

D V

Zaevi: Unë dhe disa ministra jemi nisur drejt Koçanit

D V

Në territorin e Qytetit të Shkupit intervenime për 16 zjarre, të gjithë janë lokalizuar

D V

Po evakuohen personat e palëvizshëm dhe prona pas zjarrit në lokalitetin Pasjak në rajonin e Pehçevës-Dellçevës

D V

QMK: Zjarre në tërë vendin, gjendja më kritike në Koçan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...