Fuere: “BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut”

Shkup, 1 korrik – Ervan Fuere, ish ambasador i BE-së në Shkup sot për “TV21” tha se BE e tradhtoi Maqedoninë e Veriut. Sipas tij Marrëveshja e Prespës ishte një hap i madh për vendin por metodologjia që kërkonte Franca nuk duhet të ishte pengesë për zgjerimin e BE-së.

 

Fuere u shpreh i bindur se po të mos ishte Macron dhe dëshira e tij për metodologjinë Maqedonia do t’i niste negociatat.

“Po jam i bindur në të, sepse aq sa munda të kuptoj nga debate të ndryshme, po përgatitej që Këshilli Evropian dhe Unioni do të japin dritë të gjelbër për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por me parakushte të caktuara për Shqipërinë për shkak disa kushteve të paplotësuara.

Vendimi francez ishte i papritur, që ishte befasia më e madhe sepse vetëm disa ditë para referendumit për marrëveshje, presidenti francez dha deklaratë pozitive dhe shumë të fortë, në të cilën tha se qytetarët ta pranojnë marrëveshjen sepse ardhmërinë e kanë në BE”, tha Fuere.

Related posts

Shilegov: Të gjithë jemi në të njëjtën anë në luftën kundër pandemisë së Kovid-19

N E

Vetëm katër plazhe në Strugë kanë angazhuar shpëtues, pushuesit në rrezik

Z H

Lajmi i fundit: 6 vite e gjysmë burg për Trajko Veljanovskin për rastin “27 prilli”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com