Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Fuga: Një lidhje hekurudhore Nish-Durrës, me rëndësi gjeopolitike e turistike, të rinjtë me 50 € do vizitojnë Evropën

Përmes një postimi në Facebook, profesori Artan Fuga shkruan se perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish – Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur Kosovë-Serbi.

Për Fugën, një gjë e tillë ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike dhe kulturore.

Fuga: Mua më duket se perspektiva e një lidhjeje hekurudhore Nish – Durrës ishte elementi më kyç në marrëveshjen e firmosur. Nëse realizohet, kur të realizohet, sa do të realizohet ka një kuptim thelbësor për transportin e mallrave, udhëtarëve, kulturave, armëve, trupave ushtarake, makinerive, turistëve nga Evropa Qendrore në Adriatik dhe nga Durrësi në thellësi drejt Hungarisë dhe më tej! Pra ka rëndësi ekonomike, territoriale, gjeopolitike, gjeostrategjike, turistike, kulturore! Pastaj historia e njohjes të Kosovës nga Serbia është tjetër çështje fare. Këtë e përcaktojnë aq shumë rrethana saqë mund të arsyetohet vetëm probabilisht dhe aspak sikurse arsyetojnë disa sipas planifikimit socialist pesëvjeçar për mbjelljen dhe vjeljen e duhanit!

Fuga shton se kështu të rinjtë shqiptarë do të kenë mundësi që me 50 euro të vizitojnë mrekullitë e Evropës.

Fuga: Shoh të rinjtë shqiptarë që në atë kohë me 50 euro në xhep do të shkojnë për të parë bashkë me klasën mrekullitë e Evropës, qytetet e vjetra gjermane, ëmbëlsinë e zonës rurale austriake, kishat dhe fshatrat hungareze, qytetet e bollshme polake, malet Karpate, të dalin në Bjellorusi në parqet pyjore madhështore natyrore, dhe do të kuptojnë sa e madhe, sa e mrekullueshme, sa tërheqëse, sa krejt tjetër nga çfarë dinë ata është Evropa! Me një çantë në krah! Hajde t’i gënjejë njeri pastaj me pallavra propagandistike! Jo ne kështu, jo ne ashtu! Do iu duken qytetet dhe fshatrat ku jetojnë si realitete që duhen transformuar nga e para!/OraNews/

Postime të ngjashme

Rama i kthen përgjigje Bashës: Shqiptarët duan bashkim, pse ti jo?

N E

Balla: “Nga 1 qershori s’do të kemi asnjë lloj kufizimi”

N E

Shqipëria renditet e treta në Europë për pordorimin e kokainës

N E

Olta Xhaçka: Shqipëria mbështet vendimin për tërheqjen e trupave nga Afganistani

N E

KQZ: Rezultati i zgjedhjeve do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

N E

Meta vlerëson Kostandin Kristoforidhin me titullin “Nderi i Kombit”: ‘Zgjohuni shqiptarë!”, jehon thirrja e tij dhe e të gjithë etërve të Kombit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...