Agjencia Zhurnal.mk

Fundi i BDI-së dhe fillimi i një politike të re në Maqedoninë e Veriut

Selim Iljazi

Përfundimisht skema politike e Maqedonis Veriore po ndryshon për të mirën e saj dhe qytetarëve pa marrë parasysh çfarë partie, race, religjioni, apo etnie janë ata. Ky koncept i ri politik pikë së pari ka thyer të gjitha iluzionet se në Maqedonin Veriore vështirë është të ndryshohet mentaliteti i vjetër politik i krijuar për një kohë të gjatë.

Të rinjët e këtij vendi të organizuar rreth subjekteve politike opozitare, kundër BDI-së, kanë arritur që me një vullnet të pashoq të punojnë dhe vetëm brenda një periudhe të shkurt kishin arritur të ndryshojnë këtë mentalitet të vjetër duke sjellur një frymë të re, por edhe një shpresë dhe shans të ri, sidomos për tē rinjët e saj, të cilët ishin anashkaluar një kohë të gjatë.

Të rinjët e këtij vendi gjithmonë kishin dëshmuar se ishin një brumë i shëndosh, të cilët jo vetëm tani, por edhe kur ishin kohët më të vështira i kishin dal zot këtij vendi edhe me rezistencë. Tani, pas kësaj në Maqedonin Veriore po përfundon epoka e mashtrimeve dhe gënjeshtrave politik dhe po vjen në skenë njē politikë e re, e përgjegjshme dhe me vizion më të qartë për Maqedonin Veriore.

Në Maqedonin Veriore politika e gabuar dotë marë fund përgjithmonë. Dhashtë Zoti që këto elita të reja të sfidojnë të gjitha vështirësitë, sepse nuk e kanë lehtë kur dihet se politika e vjetër ka lēnë grumbull të madh problemesh në vendë.

Ju priftë e mbara dhe padyshim urime poullit tē Maqedonis Veriore, sepse ata janë më meritorët. Ditët tona janë të numëruara, dhe ky numërim tashmë ka nisur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...