Agjencia Zhurnal.mk

Fundi i modelit të qeverisë teknike?

Shkup, 28 qershor – Qeveria teknike, të paktën modeli aktual, mund të jetë duke u zbatuar për herë të fundit, duke qenë se për shumë prej partive politike, funksionimi i saj ka qenë problematik. Për LSDM-në, është e nevojshme të gjenden mekanizma të tjera për të siguruar opozitën për një proces të drejtë zgjedhor.

“Qeveria teknike, pas dy provave më 2016-tën dhe 2020-tën, vërtetë dëshmon se më shumë paraqet problem për shtetin se sa përparësi. Unë besoj se në të ardhmen, nëse ka marrëveshje mes të gjithëve, do ta shfuqizojmë konceptin e Qeverisë teknike para zgjedhjeve dhe do të gjenden mekanizma të tjerë se si opozita do të jetë e sigurt për organizimin e zgjedhje të drejta dhe demokratike.”- deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

BDI-ja vlerëson se modeli duhet të modifikohet.

BDI

“Modeli i cili etabloi sistemin e nënshkrimit të lidhur mes dy partive politike për shkak të mosbesimit mes tyre ishte mundësi e mirë për të parë se si funksionon në vepër ideja jonë për nënshkrim të lidhur në institucionet kyçe të vendit në mes dy etnive më të mëdha në vend. Duhet të modifikohet…”

Aleanca për Shqiptarët e cila është në koalicion parazgjedhor me Alternativën, vlerëson se duhet të korrigjohet përbërja e ekzekutivit në formatin teknik.

 ASH

“Qeveria teknike në parim ka të metat e saja. Është e pakuptimtë që në një format të tillë të përjashtohet opozita shqiptare. Në të ardhmen duhet korrigjuar përbërja e Qeverisë teknike. Qeveria teknike ka dështuar njëjtë si qeveria politike. Aq më tepër për shkak të zgjedhjeve sepse ministrat teknik janë munduar të përfitojnë pikë politike edhe në kohë pandemie…”

Nga VMRO-DPMNE-ja nuk morëm përgjigje nëse modeli i Qeverisë teknike duhet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe në ciklet e ardhshme. Modeli i Qeverisë teknike ose Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve mori jetë me Marrëveshjen e Përzhinës dhe ka mandat 100 ditor para zgjedhjeve. Këtë herë, kriza me pandeminë zgjati mandatin e saj. Gjatë të dy cikleve të zbatimit të modelit në fjalë, ngecjet janë shkaktuar kur ministra të opozitës kanë refuzuar të zbatojnë vendimet e shumicës së ekzekutivit dhe përplasjet pozitë-opozitë janë zhvilluar brenda vetë ekzekutivit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...