Agjencia Zhurnal.mk

“Fundjava pa TVSh”, Omeri: Tri ditë për skenimin e faturave

Shkup, 9 tetor – “Fundjava pa TVSh” do të vlejë për llogaritë e skenuara më 10, 11 dhe 12 tetor. Shuma maksimale e TVSh–së së kthyer për një person mbetet 30 mijë denarë. Por, kujdes! Kësaj radhe keni vetëm tri ditë afat për të skenuar faturat fiskale e për të kthyer maksimumin e TVSh-së.

Nëse e skanoni faturën e blerë gjatë kësaj fundjave pas këtij afati, do të ktheni vetëm përqindjen e TVSh-së që keni kthyer deri tani me masën “TVSH-ja ime”. Paratë do të fillojnë të kthehen në afat prej 15 ditëve nga dita e skenimit.

“Të gjithë qytetarët të cilët përdorin aplikacion “TVSH-ja ime” për llogaritë fiskale të cilat do të jepen këto tri ditë, nëpërmjet skenimit të tyre për blerje të produkteve vendore, pajisje kompjuterike do të u kthehet TVSh-ja e plotë. Për të kthyer TVSh-në qytetarët duhet që të skenojnë llogaritë fiskale në afat prej 3 ditëve kthimi i TVSh-së për qytetarët të cilët kanë blerë në këto tri ditë do të kthehet në afat prej 15 ditësh nga dita e dhënies së llogarisë fiskale më së voni në muajin tetor.”,- tha drejtori i DAP-it, Faruk Omeri.

Qytetarët: Përshëndesim masën, por për të blerë duhen para

Qytetarët e anketuar nga TVM e përshëndesin këtë masë, por thonë se nuk janë njoftuar sa duhet se çfarë mund të blejnë gjatë kësaj fundjave.

“Gjithçka që do të lehtësojë buxhetin familjar është për tu përshëndetur.”,- u shpreh një qytetar.

“Investime të mëdha planifikohen në kohë pak më të gjatë jo për tri ditë.”,- theksoi një qytetar.

“Nuk kam arsye përse të blej ndonjë gjë.”,- tha një qytetar.

“Masa është e mirë, mirëpo unë nuk do ta përdor për shkak se nuk jam ndonjë blerëse e madhe.”,- tha një qytetar.

Drejtori i DAP-it u bëri thirrje tregtarëve që t’i respektojnë të gjitha protokollet për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe t’i etiketojnë produktet vendore dhe të njëjtat t’i ndajnë nga produktet e tjera.

I pyetur për tregtarët që kanë rritur çmimet para kësaj fundjave, Omeri thotë së kjo çështje është në kompetencë të Inspektoratit të Tregut të cilët vlerësojnë se do të jenë në terren për të ndërhyrë në raste të tilla.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...