Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Funksionimi i Parlamentit, Mexhiti: Nevojitet konsensus nga gjitha partitë parlamentare

Shkup, 13 tetor, Zhurnal.mk – Në një prononcim për TV21 në lidhje me situatën e krijuar me deputetët e infektuar me COVID-19, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, thotë se këtyre deputetëve duhet të iu mundësohet që të punojnë online dhe të ushtrojnë detyren për të cilën janë votuar nga qytetarët.

“Në situatë të këtillë me qellim që mos ta komplikojmë situatën dhe mos t’i mundojmë deputetët e infektuar me virusin COVID-19, që të lëvizin nga spitali apo vendi ku ata kurohen, me qëllim për të ardhur në seancat parlamentare, ne u mundësojmë vetëm këtyre dy deputetëve në menyrë online të jenë pjesë e parlamentit dhe të ushtrojnë detyrën për të cilën janë votuar nga qytetarët”, shprehet Mexhiti.

Ai mes tjerash tha se sa i përket mënyrës se si më tutje do të vazhdojë puna në parlament, është i nevojshëm koncensus nga të gjitha partitë politike parlamentare.

Ndryshe, sot koordinatorët e grupeve parlamentare do të kenë takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferi për tu dakorduar mënyrën e metutjeshme të funksionimit të Kuvendit.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...