Maqedoni TOP LAJM

Funksionimi i parlamentit, Musliu: Deputetët t’i përshtaten pandemisë

Zhurnal Ads

Shkup, 24 tetor – Funksionaliteti i parlamentit në rrethana të pandemisë varet nga deputetët duke I’u përshtatur situatës. Analisti politik, Albert Musliu, vlerësimin e tillë e bazon në faktin se me pandeminë po ndeshet i gjithë globi, ndërkohë që vende të ndryshme kanë gjetur alternativam, edhe nga distanca, për të zhvilluar punën e institucioneve. Musliu thotë se funksionimi online mund tu mundsohet edhe deputetëve në vend.

Mundet edhe të gjithë të shkojnë online, gjithsesi ajo do t’I pamundësojë ti ndërhyjnë në fjalë njëri tjetrit, por debatin parlamentar ka mundësi ta rregullojnë edhe me përdorimin e teknologjive të reja. Pavarësisht justifikimit I cili është se nuk e parashikuar me kushtetutë, në kushtetutë nuk është edhe aq fiks e mohuar mundësia e vendit ku do ta mbajnë seancën.” – tha analisti  politik, Albert Musliu.

Besueshmëria e parlamentit online, Musliu: Të saktësohen arsyet dhe eliminohen dyshimet

Sipas Musliut të dobëta janë edhe arsyetimet e opozitës shqiptare se funksionimi online nuk është i besueshëm. Musliu për TVM 2, thotë se partitë duhet të definojnë se ku nuk kanë besueshmëri dhe të mos të nxiren me arsyetime të përgjithshme.

“Duhet të definohet, te procedura e votimit? Le lëtë bëjnë një qendër të përbashkët ku do ti monitorojnë votimet, ose le të shprehen publikisht deputetët se kush çka voton edhe numrat do ti kenë. Ne nuk flasim për një parlament ku opozita në mënyrë të pandërprerë e bindur nga qëndrimet e shumicës i voton zgjedhjet ligjore të tyre ose ku deputetët e shumicës nuk i përmbajnë propozimet e qeverisë. Ne kemi një parlament që relativisht voton në mënyrë të pritshme, ashtu si qytetarët e presin, shumica për shumicën, opozita kundër shumicës.” – u shpreh Musliu.

Aktualisht tre deputetë janë të infektuar nga virusi Covid – 19. Për kyçjen e tyre online refuzon opozita . VMRO – DPMNE e konsideron si antikushtetues, ndërkaq Aleanca për Shqiptarët, përpos kësaj thotë se me këtë tentohet që i tërë kuvendi të punojë nga distanca.

Postime të ngjashme

Edhe 30 ditë të tjera paraburgim për vëllezërit Useini

Z H

Zaev, Bankës Botërore: Masat e Qeverisë i zbutën pasojat, fokus afatgjatë drejt rritjes ekonomike të përshpejtuar

Z H

Bekteshi: Nuk mendojmë karantinë të plotë për sektorin hotelerik

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...