Agjencia Zhurnal.mk

Fuqia e Isës dhe “Pa fuqia e Vjosës në LDK”

Nga Arbnor Sadiku

Para së gjithash, duhet cekur se me fillimin e muajit Qershor të vitit 2020, dhe pas rënies së qeverisë Kurti, pak ditë më parë, jemi në prag të formimit të Qeverisë Hoti, dhe karshi kësaj ngjarje politike, interes i madh po i kushtohet edhe forcës politike brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), si parti, e cila ka fituar të drejtën e plotë për formimin e qeverisë së Kosovës, pas aktgjykimit të fundit të vitit (2020) nga Gjykata Kushtetues e Kosovës .

Pra, tanimë është e qartë se Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli, nuk e mbështesin qeverinë Hoti, d.m.th nga njëzetetetë (28) deputetet e LDK-së, pro janë njëzetegjashtë(26) , kundër qeverisë Hoti janë dy ( 2 ) deputet. Por risi e këtij votimi brenda LDK-së, për qeverinë Hoti, ishte se njëri nga deputetet e LDK-së, që ishte më parë kundër, z. Ardian Shala, tanimë do votoj pro kësaj qeverie në fjalë. Ky votim, tregon fuqinë e vërtet brenda strukturave të LDK-së, të z. Isa Mustafa, dhe pa fuqinë e Vjosa Osmanit. Por, në anën tjetër, për admiruesit e demokracisë, ky mbase mund te jetë sadopak një lajm pozitiv, sepse vetëm në LDK, lejohet mendimi ndryshe, i tipit Vjosës, dhe Haxhisë, sa s’bën hiq. Por, meqë jemi në demokraci, bën edhe kësi soji, ecim ma tej.

Ç ‘është demokracia

Para së gjithash, duhet cekur se secili nga ne e di se me “demokraci”, nënkuptojmë sundim të popullit, apo ashtu e kemi lexuar diku, e që është në kontrast me aristokracinë, (sundimi i më të mirëve, apo thënë ndryshe më të fismeve) dhe monarki (sundim i një individi). Por, demokracia në kuptimin e sundimit të popullit mund të tingllon mirë në teori, ndërsa, praktikisht asgjëkundi nuk “sundon populli” : Kudo sundojnë “qeveritë dhe fatkeqsisht edhe burokracia d.m.th nëpunësit e shtetit”, apo thënë ndryshe në parti politike udhëheq burokracia e zgjedhur, e jo anëtarësia e saj .

Siç e dimë në të kalurën, Platoni dhe Marksi venin theksin tek pytja se kush duhet të qeveris ? Populli apo (më pak të mirët), punëtorët(e mirë), apo kapitalistët(e kqinjë)? Shumica apo pakica ? Partia e majtë apo e djathtë, apo një parti e qendrës ? Sipas K R.Popperit të gjitha këto pytje janë shtruar gabim. Sepse nuk është e rendsishme kush qeveris, për aq kohë sa qeveria mund të hiqet qafe pa gjakderdhje nga pushteti.

Ndaj, si konkludim mund të themi se veprimet e fundit të znj. Vjosa Osmani, dhe deputetit tjetër të LDK-së, z. Haxhi Avdyli po e kënaqin demokracinë e Kosovës, e në veçanti demokracinë e brendshme të LDK-së, por, nuk po e zgjidhin thelbin e problemit, sepse siç e thash edhe me lartë duke e cituar K.R Popperin, nuk është e rëndësishme kush qeveris, për aq kohë sa qeveria mund të hiqet qafe pa gjakderdhje nga pushteti, kjo vlen për të gjitha qeveritë e zgjedhura pas lufte në Kosovë, e edhe për këtë të fundit, pra, qeverinë Kurti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!