Agjencia Zhurnal.mk

Furgoni me emigrantë goditi tre automjete në Strumicë

Furgoni me emigrantë shkaktoi fatkeqësi trafiku dje në rr. “Mlladinska” në Strumicë. Sipas informatave furgoni, i dejtuar nga S.S.(27) nga Koçani, ka goditur automjetin tip “Alfa Romeo”, i drejtuar nga B.B.(26) nga Strumica dhe dy automjete të parkuara.

Policia në furgon ka zbuluar 32 emigrantë, nga të cilët 15 nga Afganistani, nëntë nga Pakistani, gjashtë nga Banglladeshi dhe një nga Siria dhe Iraku.

Pas fatkeqësisë, në Qendrën mjekësore Strumicë, janë dërguar tetë emigrantë, ku tek dy prej tyre janë konstatuar lëndime të rrënda trupore, ndërsa te gjashtë të tjerët vetëm lëndime trupore.

Vozitësi është arrestuar në Stacionin Policor Strumicë. Pas dokumentimit të rrastit kundër tij do të ngritet padi adekuate, ndërsa emigrantët do të vendosen në Qendrën pranuese transitore – Vinojug.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!