Auto

Furgoni nga Mercedes – një ‘dhomë mobile e blinduar’ që ofron një luks të jashtëzakonshëm

Nëse po kërkoni të udhëtoni në stil dhe të sigurt, atëherë Mercedes-Benz Sprinter i blinduar, i ndërtuar nga AddAromor është ai që ju nevojitet.

Kompania e pozicionon atë si një “dhomë të lëvizshme të sigurt” për drejtuesit e biznesit, të famshmit ose atletë që kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre.

Përveç blindimit, kompania mund të instalojë edhe masa tjera mbrojtëse brenda furgonit, transmeton Telegrafi.

Madje edhe vet blerësit mund ta porosisin furgonin me veçori të ndryshme, madje duke porositur edhe kuti të veçanta të fshehura në furgon, në mënyrë që ti fshehin armët e tyre.

AddArmor ndërton këta furgona sipas specifikave të klientit. Ata vijnë me një kuzhinë, banjo, dhe zonën për të fjetur.

Në galeri, ju mund të shihni dy modele të ndryshme të brendshme të furgonit.

Në pjesën e jashtme, nuk ka asnjë tregues që AddArmor’s Sprinter është ndryshe nga të tjerët.

Furgoni i AddArmor ka një çmim prej 28,000 dollarësh.

Postime të ngjashme

Audi prezanton versionin më të fuqishëm të e-Tronit dhe e-Tron Sportbackut

admin

A mund të jetë Golf më i shpejtë se Tesla?

admin

Evolucioni i 13-të gjeneratave të Nissan Skyline

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...