Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Furgoni përplas 7-vjeçaren/ E mitura humbi jetën duke kaluar rrugën

Aksidentet rrugore me pasojë marrjen e jetës së njerëzve në rrugët e Shqipërisë  nuk dinë të ndalen.

Më i fundit ai paraditen e të premtes në aksin rrugor, Vlorë –Peshkëpi nga ku humbi jetën një vajzë 7 vjeçare nga fshati Xhyherinë.

Aksidenti tragjik ndodhi si pasojë e përplasjes të së miturës nga një furgon transporti pasagjerësh. Momentin e goditjes vajza ka qenë duke shtyrë një karrocë dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës për të marrë një thes me gëlqere. Një prej banorëve të zonës ka parë të gjithë skenën duke dhënë këtë dëshmi të parë për Top Channel.

Në vendngjarje policia ka ndaluar shoferin e furgonit dhe ka nisur hetimet.

Postime të ngjashme

Digjet një shtëpi në Shkup

R Zh

Tejkaloi qëndrimin e lejuar në RMV, arrestohet 25-vjeçarja nga Ukraina

S.B.

Përfundoi në stacion policor pasi që transportonte dru pa dokumente

S.B.

Shkodër/ Hapte llogari në rrjete sociale me fotografitë e saj, 17-vjeçari debaton me bashkëmoshataren dhe qëllon me armë zjarri drejt banesës

S.B.

E mitura shqiptare denoncon babanë për përdhunim

S.B.

Kërçovarja u privua nga liria, policia u gjeti drogë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...