Kuriozitete

Furgoni që po i habit të gjithë, dukej i rrokullisur por ai lëvizte pa ndonjë problem

Zhurnal Ads

Kemi pasur rastin të shohim kur në aksidente trafiku veturat të rrokullisen dhe të përfundojnë me rrota lartë, por jo edhe që në këtë pozitë një veturë të lëviz lirshëm.

Një furgon GMC i prodhuar në vitin 1985, shihet në një video amatore se si në të futen disa persona dhe largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

Gjithçka do të ishte në rregull sikur ajo të mos ishte e rrokullisur dhe t’i kishte rrotat lart. Në fakt videoja e filmuar në juglindje të Michigan, SHBA, shfaq tre persona duke u futur brenda dhe largohen.

Pronari i furgonit kishte bërë një modifikim duke i vendosur rrotat në pjesën e sipërme, dhe kur ajo lëvizte dukej qartë se i ka dy palë rrotë dhe se një palë shërbenin thjesht për “atraksion”.

Postime të ngjashme

Gjashtë muaj burgim për jug-koreanin, dyshohet se infektoi deri 80 persona me koronavirus

admin

Dëshironi të punësoheni në Amazon: Jeff Bezos iu shtron këto tri pyetje kandidatëve

admin

A mund të humbësh peshë nga ushqimet me kalori negative?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...