Fury hyn në trilogji me gati 20 kilogramë më shumë se Wilder

MGM Grand Garden në Las Vegas priti Tyson Furyn dhe Deontay Wilderin para duelit të tyre të tretë në ring.

 

Të dy boksierët dukeshin tejet të gatshëm për trilogjinë. Wilder u shfaq i veshur me tuta të zeza. Ai ishte i pari që shkeli në peshore dhe shënoi 107 kg, një rekord personal.

Fury u shfaq me një kapele të zezë Ai gjithashtu zbuloi peshën e tij më të madhe deri më sot: 277 125 kg.

Para se të largohej nga peshorja, Fury doli përball Wilderit. Të dy shkëmbyen fjalë, por që shmangen incidentin.

Pastaj, biseda mes tyre kaloi në një ton më të lartë. Ata hodhën fyerje ndaj njëri -tjetrit, si dhe anëtarëve të ekipit të tyre.

Për luftën e tyre të parë në dhjetor të vitit 2018, e cila përfundoi me barazim, Wilder peshonte 212 96 kilogramë, me Furyn 116 kilogramë.

Në rimeç, Wilder hyri me peshën e 104 kilogramëve dhe Fury me 123 kilogramë. 

Related posts

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

D V

Tottenhami arrin marrëveshje me Barcelonën për Emerson Royal

D V

PSG e sigurt në transferimin e Pogbas për vetëm 50 milionë euro

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More