Fury shpërthen pas meçit duke e fyer amerikanin: Jam boksieri më i mirë në botë, Wilder është një idiot që nuk di të dhurojë respekt

Tyson Fury ka arritur ta fitojë trilogjinë përballë Deontay Wilder, në një meç të jashtëzakonshëm.

 

Meçi i dy boksierëve të kategorisë së rëndë në boks zgjati 11 raunde, ku Wilder ra në KO dhe nuk arriti më të ngritët.

Ka qenë një meç fantastik ku patëm plot katër KO, dy për Furyn dhe dy të tjera për Wilder.

Megjithatë pas meçit ka shpërthyer boksieri britanik Tyson Fury, duke thënë se Wilder është një idiot.

“U rrëzova dy herë, pasi Wilder është një boksier me grusht të fortë. Ishte një sfidë e madhe, e denjë për një trilogji në boks”, tha fillimisht Fury.

“Unë jam një sportist dhe shkova për t’i treguar respekt e dashuri, por ai më tha se nuk ma kthen në të njëjtën mënyrë. Ai nuk më do mua. E dini pse? Sepse e munda tri herë. Ky është problemi i tij, ai është një idiot, një dështak. Të jesh sportist i madh, duhet të kesh respekt, ai se bërë këtë sonte dhe kaq”, vazhdoi tutje Fury.

Krejt në fund boksieri anglez tha se është më i mirë në botë, derisa Wilderin e ka renditur si të dytin.

“Unë kam thënë gjithmonë, se jam boksieri më i mirë në botë, ndërsa Wilder vjen pas meje si i dyti. Asnjëherë mos dyshoni në atë që them, pasi unë gjithmonë fitoj”, deklaroi Fury. 

Related posts

Si i humbi Firmino 45 mijë funte, duke e lënë Manen të shënonte

D V

Real Madridi starton me më të mirët ndaj Levantes – formacionet bazë

D V

Challandes flet për ardhjen e Domgjonit dhe çfarë pret nga ai

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More