Fushat e Pallçishtit, të vërshuara nga kanali, mbi 150 hektarë tokë të shkatërruara

nga Xh M

Shkup, 23 qershor – Që prej tre ditësh, fushat e fshatit Pallçisht të komunës së Bogovinës, janë të vërshuara nga kanali për vaditjen e fushave. Bujqit thonë se iu është shkatërruar më shumë se 150 hektarë tokë e mbjellë me speca, patate e misër. Shkak, sipas banorëve është mosmirëmbajtja e kanalit nga ana e drejtorisë për ekonomizimin e ujërave.

“I kam pesë hektar të mbjella mbi prugë, kam lakra 6000 rrënjë spec 3000 patate, bostan. Unë jetoj prej kësaj e punoj tokën që edhe ashtu e kam marrë me qira, por kot. Vitin e kaluar na dëmtuan vërshimet erdhën u ankuam por kot”, tha një bujk.

“Shumë hektarë kamë të shkatërruar, nuk e kam matur por shumë kam, shumë dëm i madh ka ndodh katastrofë, shkuan gjitha, speci, patatet, grosha, në fazën më të mirë u shkatërruan. Nuk na përfillën askush, do dalim në protesta”, u shpreh një bujk.

“Sivjet kam të dëmtuar misër e gjitha është mbushur me ujë, s’rritet më shumë më ajo. Vjen ujë jo i pastër dhe sasi e madhe e shkatërron krejt”, shtoi një bujk.

Kreu i bashkësisë lokale të Pallçishtit, Vullnet Akiki, thotë se në rast të mos marrjes së masave, ujin e kanalit do e nxjerrin me pompa në autostradë.

“Kjo nuk është fatkeqësi natyrore, por nga faktori njeri, nga mos pastrimi i kanalit dhe mos mirëmbajtja si duhet. Bujqit pagesat i bëjnë në rregull dhe nëse si paguajnë ua ndalin nga subvencionet. Erdhën tek zyra e ujërave ku kemi bë pagesa na thonë se s’kemi drejtor s’ka askënd”, deklaroi Vullnet Akiki. Kryetar i BL Pallçisht.

Kërkuam sqarim nga drejtoria e ujërave, njësia rajonale në Tetovë, por pa përgjigje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More