Fushatë e AUV-së: Kafshët e ngordhura të mos preken, por të paraqiten në aplikacionin “Stop tërbimit”

Shkup, 30 korrik – Nëse mishi i një kafshe me tërbim përpunohet termikisht, nuk ka rrezik që njerëzit të infektohen, por nëse vjen deri te pickimi ose kontakti me mukus dhe jashtëqitje të tjera, atëherë ekziston një mundësi e tillë . Kjo nuk do të thotë se kontakti njerëzor me një kafshë të sëmurë shkakton menjëherë infeksion. Ekziston një ekzaminim mjekësor, procedurë mjekësore, dhënia e ilaçeve dhe trajtimit të duhur, tha drejtori i Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV), Nikollçe Babovski para promovimit të fushatës për mbikëqyrje pasive të tërbimit që fillon sot.

 

Sipas rekomandimeve të veterinerëve, secili që do të shoh një kafshë të ngordhur nuk duhet ta prekë atë. Është mirë që rasti të raportohet menjëherë në 0800 00 210 ose në aplikacionin celular “Stop tërbimit”.

“Me mbikëqyrjen pasive ne praktikisht mundësojmë që të bëjmë një aplikim menjëherë. Tërbimi është një sëmundje ngjitëse, zoonoza, e cila shfaqet si tek kafshët shtëpiake ashtu edhe tek qytetarët. Prandaj, gjithçka që Agjencia evropiane e sigurisë së ushqimit (EFSA) bën në të gjithë rajonin është shumë e rëndësishme. Në fakt, ne jemi pjesë e një fushate të madhe në të cilën së bashku me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin e kafshëve shtëpiake, por edhe shëndetin e njerëzve”, theksoi Babovski dhe kujtoi se fushata për mbikëqyrje pasive të tërbimi është vetëm vazhdim I zbatimit paraprak.

AUV-ja sot e promovoi fushatën për ngritjen e vetëdijes publike për ushqimin e shëndetshëm. Me këto dy fushata, Agjencia shënon përfundimin e projektit “Implementim I përmirësuar i legjislacionit në pjesën e shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe zonës fitosanitare dhe sistemeve përkatëse të informacionit”, me vlerë 1.6 milion euro, i cili u realizua në dy vitet e fundit brenda IPA 2015, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Mbajtësi i projektit është AUV, dhe zbatimi ishte në bashkëpunim me Administratën fitosanitare, laboratorin fitosanitar shtetëror dhe Inspektoratin shtetëror për bujqësi pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

“Siguria e ushqimit është një nga faktorët më të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të njerëzve dhe kafshëve shtëpiake”, potencoi drejtori i Agjencisë.

Udhëheqësi i sektorit për operacione pranë Delegacionit të BE-së në Shkup, Shtefen Hudolin, porositi se ishte e rëndësishme të vendoseshin mekanizma të qëndrueshëm për prodhimin e ushqimit.

“Alarmi tani më është kyçur. Njerëzimi shfrytëzon shumë më shumë resurse sesa që prodhon. Duhet të ndalojmë me lëvdata, ta rrisim vetëdijen tek njerëzit”, theksoi Hudolin.

Related posts

Maqedoni, për një javë 142 pacientë humbën jetën nga coronavirusi

D V

Spitali i Gostivarit është pajisur edhe me një aparat digjital me rreze X

D V

Zabërçanec: Nevojitet proaktivitet, në vend të reaktivitetit në luftën me dezinformatat

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More