Kandidatja e PD, Edit Harxhi e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se fushata në Tik Tok nuk është normale dhe se PD nuk do e ndjekë këtë trend.
Harxhi: Unë nuk e besoj se PD mund të ndjekë këtë trend.
Nuk besoj se Berisha mund të bjeri lehtë në këtë kurth sepse është politikan i sprovuar.
Dhe për mua është politikan tradicional.
Unë nuk mendoj se kjo është ajo që mund të zëvendësojë politikën.
Ajo politikë nuk mund të quhet thjesht tradicionale.
Është politika e ditës.
Duhet të jemi brenda normales.
Kjo nuk mund të jetë normale.
Për mua ky është banalitet.
Dhe unë nuk mund ta justifikoj këtë absolutisht me asnjë lloj trendi të rrjeteve sociale.
Nuk e kam parë këtë të ndodhi në SHBA.
Unë i përkas asaj pjese të politikës serioze.