Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Fushatë për promovim të çiklizmit në Shkup

Shkup, 10 prill – Në disa lokacione në Shkup këto ditë janë vendosur bilborde të cilat I nxisin qytetarët ta zgjedhin biçikletën si mjet më të shëndoshë, më të shpejtë dhe më të mençur transportues në mjedis urban.

Qyteti I Shkupit sot kumtoi se në vazhdimësi punon në përmirësimin e infrastrukturës çikliste në Shkup, ndërsa gjatë vitit ndërtohen mbi 15 kilometra rrugica të reja apo rikonstruohen ato ekzistueset.

“Si rezultat I punës së përkushtuar, këtë vit e tejkaluam gjatësinë prej gjithsej 100 kilometrave rrugica çikliste në Shkup. Vëmendje e posaçme kushtohet edhe në lirimin e hapësirës së rrugicave të këmbësorëve de të çiklistëve, përmes vendosjes së stolave mbrojtës. Plotësisht, në aksion të madh, plotësisht janë mënjanuar bilbordet dhe reklamat e vendosura në mënyrë joadekuate nga rrugicat për çiklizëm në Ringun e vogël, me çka stimulohet shfrytëzimi I biçikletës”, qëndron në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Si një nga masat për stimulim të përdorimit të biçikletës është ndarja e subvencioneve për qytetarët për blerje të biçikletave, që do të realizohet edhe këtë vit, ndërsa konkursi publik duhet të shpallet në periudhën në vijim. Edhe këtë vit qytetarët do të mund të parashtrojnë llogari fiskale për biçikletë të blerë prej fillimit të vitit, më saktë prej 01.01.2021. Mjetet që Qyteti I Shkupit do t’i subvencionojë janë në shumë prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 3.000 denarë për person, ndërsa konkursi publik do të zbatohet sipas parimit “I pari që vjen – I pari shërbehet”.

Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2021 për këtë dedikim janë paraparë 8,5 milionë denarë me çka edhe këtë vit do të ndahen subvencione për rreth 2.800 biçikleta. Në vitin 2018, 2019 dhe në vitin 2020. Qyteti I Shkupit ndau mbi 10.000 subvencione për qytetarët që blenë biçikletë.

Si një nga aktivitetet e parapara me Planin për avancim të komunikacionit çiklist 2019 – 2021, Qyteti I Shkupit zbaton fushatë për promovim të komunikacionit çiklist, përmes të cilit I përkujton qytetarët për përfitimet nga shfrytëzimi I biçikletës si mjet transportues dhe rekreativ. Fushata realizohet nën moton “Çiklizëm është kur ka gjithçka – më shëndetshëm, më shpejtë dhe më mençur”.

Postime të ngjashme

Visar Ganiu: “Punë PO, gjumë JO”, pastruam dhe dezinfektuar çdo rrugë dhe rrugicë të Saravës

R Zh

Hasani : Vaksinat janë të sigurta, nuk ka dyshime

R Zh

BFI: Delegacioni i Ramazanit vizitoi Myftininë e Tetovës

R Zh

Nikollovski: VMRO-ja nuk është kundër ndryshimit të nenit 102, nëse ka mekanizma mbrojtës

R Zh

Mickovski për Filipçen: Nga një kirurg i shkëlqyeshëm, të përfundosh si një palaço i Zaevit është humbje e madhe

N E

Vilma Ruskovska: Në rastin e 27 prillit askush nuk është akuzuar për terrorizëm

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...