Fushatë për rëndësinë e bletës autoktone maqedonase

Shkup, 17 shtator – Me rastin e 10 vjetorit nga themelimi, shoqata për mbrojtjen e bletës autoktone maqedonase “Bleta maqedonase” e fillon fushatën “Kultivoj maqedonase, kultivoj tonën”,

Qëllimi i fushatës është ta rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e kultivimit të bletëve autoktone të mjaltit, por gjithashtu t’i inkurajojë institucionet kompetente që t’i kushtojnë më shumë vëmendje kësaj teme dhe të thellojnë bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile.

Fushata do të drejtohet përmes rrjeteve sociale. Është planifikuar incizim i një video promovuese, ndërsa nëse krijohen kushte do të realizohen edhe takime dhe punëtori “ballë për ballë” me të gjithë aktorët.

“Popullsia e bletës së mjaltit maqedonase Apis mellifera macedonica në vendin tonë është identifikuar dhe konfirmuar si një nënlloje autoktone. Sidoqoftë, në vitet e fundit, është bërë më e shpeshtë shitja ilegale e bletëve mbretëreshë nga nënllojet e “importuara” komerciale dhe jo autoktone të bletëve të mjaltit, e cila “kontaminon” përkatësisht hibridizon popullatën e bletës autoktone të mjaltit. Bletët e hibridizuara janë me vitalitet të zvogëluar, dimërojnë më shumë dhe nuk ofrojnë bletari fitimprurëse në planin afatgjatë. Problemi më i madh dhe më serioz i gjithë kësaj është prishja e biodiversitetit. Me ndikime të tilla negative, sektori i bletarisë është sjellë në një situatë të palakmueshme, me dëme ekonomike që mund të jenë në një shkallë të madhe”, thonë nga shoqata.

Sipas “Bleta maqedonase”, vetëm përmes një qasjeje serioze ndaj kësaj teme dhe përmes bashkëpunimit të përbashkët të të gjithë aktorëve dhe palëve të interesit, do të eliminohen një numër ngjarjesh negative që lidhen me bletën maqedonase.

Related posts

Krijohen hapësira të reja parkingu në Çair

Z H

Nga e hëna vaksinim edhe nëpër shtëpi, linjat telefonike ku mund t’i thërrisni ekipet

D V

Të dënohen ashpër mediat që nxisin urrejtje!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More