Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Fushë Tophanë/ Vriten dy persona, sulmuesit në arrati

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Dy të vrarë është epilogu nga një gjuajtje me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Fushë Tophanë të Çairit. E gjithë lagja është e mbyllur nga ekipet policore ndërsa në vendngjarje ka dalë prokurori publik për ekspertizë, informon Zhurnal.

Sipas informatave të para jozyrtare, ngjarja ka ndodhur reth orës 3 të natës, kur sulmuesit kanë dalë nga një veturë dhe me revole dhe pushkë automatike “kallashnikov” kanë gjuajtur ndaj dy personave të cilët kanë qenë në një veturë të parkuar.

Deri tani nuk dihet motivi i vrasjes së dy personave.

Në vendngjarje ka shumë ekipe policore dhe qytetarë që banojnë në afërsi.

Identiteti i sulmuesve është i panjohur dhe janë arratisur.

Më tepër informata për rastin priten gjatë ditës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Do të zgjerohet hetimi për rastin“Dvojnik” me lëshimin e pasaportave të paligjshme

N E

Taseva për rastin Rashkovski: Përveç hetimit penal nevojitet edhe hetim financiar

N E

Zoran Zaev thirrje komunitetit maqedonas në Shqipëri të votojnë Edi Ramën

N E

Analizë – Covid19 / Masat e reja mund të rëndojnë edhe më shumë ekonominë dhe papunësinë në vend!

R Zh

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...