Futbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta në moshë të re gjyqtari Rilind Berisha

nga D V

Opinioni sportiv në Kosovë ka marrë një lajm të kobshëm sot (e hënë) gjatë ditës.

Gjyqtari i ri dhe me perspektivë Rilind Berisha, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re. 

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Kosovës si dhe komuniteti sportiv më gjerë, ku në mesin e tyre ishte edhe trajneri i Rahovecit, Faruk Statovci. 

“Lindi na theve shpirtin me ikjen tënde, Allahu të qoftë në lula të xhenetit”, ka shkruar ish-futbollisti i njohur kosovar.   

Për vdekjen e gjyqtarit Berisha reagoi edhe FFK-ja përmes një telegrami ngushëllimi. 

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Rilind Berisha, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”. 

“Rilindi ishte një futbollist i përkushtuar, por edhe një gjyqtar premtues, i cili dha kontribut të çmuar në ndarjen e drejtësisë në Ligën e Dytë”, thuhej në telegramin e ngushëllimit nga FFK-ja. 

Telegrafi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More