Futbollisti i Shkupit ndodhet në spitalin e Shtipit

nga Xh M

Shtip, 16 mars – Pas tragjedisë së tmerrshme në Koçan, ku një diskotekë mori flakë dhe zyrtarisht mori jetën e 51 të rinjve, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, disa nga prindërit, miqtë dhe të dashurit e fëmijëve që ishin në koncert që herët në mëngjes kanë kërkuar informacion në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre ishte edhe futbollisti i Shkupit, Andrej Lazarov. Portali sportiv maqedonas “Sportmedia.mk” ka marrë mesazh se futbollisti i ri ndodhet në spitalin e Shtipit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. I urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në fushë.

Maqedonia është e mbuluar në zi. Kjo është tragjedia më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në vendin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More