Agjencia Zhurnal.mk

“Futja, po shkoj në Arsenal”: Wilshere tregon se nuk kishte ngurruar t’iu bashkohej Topçinjve

Jack Wilshere ka zbuluar se kishte ngurruar t’i bashkohej Arsenalit kur e kishte marrë ofertën e parë nga klubi londinez.

Wilshere ishte vetëm nëntë vjeçar kur u bë pjesë e akademisë së të rinjve të Arsenalit dhe u bë lojtari më i ri në moshë që luan për klubin në Premierligë, kur debutoi në moshën 16 vjeçe.

Mesfushori anglez, i cili i bëri 200 paraqitje për Arsenalin para se të largohej drejt West Hamit më 2018, po luante për Luton kur iu kërkua të ndërronte klub.

Wilshere e kishte vlerësuar si të çuditshme ofertën e Topçinjve dhe fillimisht nuk ishte i interesuar t’i bashkohej klubit nga Londra veriore, por ishte pajtuar në momentin e fundit.

“Po luaja për Luton dhe ishte një ndeshje kundër Barnet, gjyqtari ishte në fakt edhe skaut i Arsenalit. Pas ndeshjes ai shkoi te babai im dhe i kërkoi që unë të shkoja në Arsenal. Ai madje as nuk tha që ishte provë. Ai thjesht donte që unë të nënshkruaja për Arsenalin”, zbuloi Wilshere.

“Ishte e çuditshme. Te jem i sinqertë me juve, as që kam dashur të shkoja në Arsenal”, shtoi ai.

“Babai im më tha: ‘Kjo është dita e fundit dhe duhet ta marrësh një vendim’. Isha me një shok timin të cilit i thashë: ‘Futja. Po shkoj në Arsenal’, pjesa tjetër është histori. Hallall babait im sepse ne nuk kishim shumë kur isha fëmijë, ai ishte hidraulik”, tregoi ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...