Showbiz

“Future Nostalgia” i Dua Lipës është albumi më i dëgjuar i vitit 2020 në Spotify i një artisteje femër

Zhurnal Ads

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është tashmë e njohur botërisht për sukseset e saj të vazhdueshme.

Këtë vit, ajo konvertoi punën e saj dy vjeçare në një album të titulluar “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi në muajin mars të këtij viti.

Ky është albumi i dytë në karrierën e këngëtares, pjesë e të cilit janë shumë hite, këngë kryesisht të frymëzuar nga stili i muzikës në vitet 80’.

“Future Nostaglia” shkroi historinë sivjet duke u bërë albumi i parë i një artisteje femër që kryeson top listën e albumeve për dy javë rresht në Mbretërinë e Bashkuar.

Sukseset nuk ndalen këtu, pasi ky album po del të jetë albumi më i dëgjuar i vitit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Kjo është e bërë e ditur nga një njoftim faqja e njohur e transmetimeve muzikore, Pop Base, të cilin më pas vet Dua e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

“’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është tani albumi më i dëgjuar i një femre i vitit 2020 në Spotify me mbi 2.4 miliardë dëgjime”, thuhet në njoftim.

Ky është pa dyshim suksesi më i madh i shënuar ndonjëherë nga ndonjë artist shqiptar, teksa kujtojmë që po në listën e pesë albumeve më të dëgjuara këtë vit të artisteve femra – në vendin e tretë renditet një tjetër shqiptar.

Albumi “Heaven and Hell” i këngëtares me origjinë nga Shqipëria renditet i treti në listën e albumeve më të dëgjuara të artisteve femra në Spotify këtë vit.

Postime të ngjashme

U paraqit si polic dhe përndjeki këngëtaren Era Istrefi, arrestohet 45 vjeçari

S.B.

Rina Ramadani, djeg skenën e spektaklit ‘Miss Globe’

T E

Projekti i parë si pjesë e Sony Music, ‘Si unë’ publikohet nga Tika

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...