Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Fuzhou, një adresë zhvillimi

Kina vijon përpjekjet dhe angazhimet e saj për një zhvillim të balancuar të mjedisit .Në një vizitë në Fuzhou presidenti kinez Xi Jinping theksoi nevojën e vazhdimit të rrugës në drejtim të zhvillimit ekologjik. Vitet e fundit ka një rritje të vëmendjes dhe të investimeve në fushën e mjedisit, për ta bërë sa më miqësor me njeriun atë.

Fuzhou përfaqëson sot një vend të zhvilluar i cili është transformuar si në mënyrën dhe standardin e jetesës, ashtu edhe në mjedis.

Presidenti kinez pati një angazhim të posaçëm për kthimin e Fuzhou-t në një qytet ekomiqësor bregdetar me peizazhe të bukura dhe relaksuese, por edhe në një ekonomi inovatore.

“Ndjekja e asaj që bëjnë të tjerët nuk mund të na ndihmojë të arrijmë përparim të jashtëzakonshëm,” u tha ai punonjësve të Kompanisë së Teknologjisë “Ricom”, duke u kërkuar atyre të jenë pionierët e inovacionit.

Fuzhou është shembull gjithashtu në fushën e ruajtjes së relikteve kulturore. Zyrtarët vendorë kanë ngritur administratën e parë në nivel qyteti për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, dhe kanë formuar ekipe arkeologjike e kanë nxitur financimin e restaurimit të relikeve kulturore.

Postime të ngjashme

Shtrenjtimi i energjisë elektrike nxit pakënaqësi në Maqedoninë e V.

Dafina Vidishiqi

Mbështetje prej 100 milion euro për ndërmarjet e vogla dhe të mesme në RMV

Zekirija Haxhiu

Shtrenjtohen edhe nafta edhe benzina

Zekirija Haxhiu

Sindikata e Hotelerisë dhe Turizmit: Kriza po kalon, punëtorë në hoteleri nuk ka

Zekirija Haxhiu

Angelovska-Bezhoska në Forumin Global të huamarrësve dhe investitorëve në bono

Zekirija Haxhiu

Pas revokimit, Azeski u falënderua për bashkëpunimin dhe i uroi zhvillim të shpejtë Malit të Zi

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...