G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

nga Xh M

Ish-banori i Big Brother VIP, G Bani, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Big Brother Radio”, ku ndau mendimet dhe ndjesitë e tij pas përjashtimit nga formati. Artisti i njohur u largua me zarf të zi javën e kaluar, duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në reality show.

Në intervistën e tij, ai bëri një analizë më të hollësishme të strategjisë së tij brenda shtëpisë, diskutoi për lojën e banorëve të tjerë dhe komentoi situatat më të spikatura të ditëve të fundit. G Bani pranoi se ndjen pendesë për mënyrën se si përfundoi rrugëtimi i tij, por jo për veprimin që çoi në përjashtimin e tij.

“Jam penduar, por jo se i bëra atë gjë atij. Jam penduar sepse preva në besë produksionin që më besoi për të qenë pjesë e këtij formati. E di shumë mirë që produksioni nuk toleron asgjë të tillë,” – u shpreh ai.

Ai gjithashtu u shpreh i zhgënjyer nga komentet në rrjetet sociale, ku disa aludonin për një marrëdhënie të privilegjuar me produksionin. “Më vinte të ulërija kur lexoja komente që thonin se unë i kisha gjërat mirë me produksionin. Top Channel nuk ka mbajtur kurrë askënd me hatër, nuk ka mbajtur politikanë e të fortë, nuk ka pse të mbajë G Banin”, tha ai.

Lidhur me daljen e tij në “Prime” të së martës, ai pranoi se u ndje keq kur moderatori Ledion Liço gjykoi veprimin e tij. “Jam ndjerë dje kushedi sa fajtor dhe sa keq, kur Ledioni gjykoi atë që kam bërë”, – rrëfeu ai.

Momenti më emocional i intervistës erdhi në fund, kur G Bani nuk mundi të mbante lotët duke kujtuar një moment të veçantë brenda shtëpisë. Ai kërkoi falje ndaj njërit prej banorëve për mosrespektimin e një këshille të dhënë prej tij. “Njërit nga zërat e çunit brenda shtëpisë i kërkoj falje… më kishe thënë ‘prej lufte veç ai largohet’… dhe unë nuk ta respektova dot këtë”, – tha ai mes lotëve.

Intervista e tij ngjalli shumë reagime në rrjet, me fansat që ndanë mendime të ndryshme rreth pendesës dhe reflektimit të tij pas përjashtimit nga BBVA.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More