Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

G20: Ekonomia botërore shfaq shenja të rimëkëmbjes

Po përmirësohet situata globale ekonomike, por kjo realizohet shumë ngadalë, para së gjithash, për shkak të pasigurisë dhe hendekut të madh mes ekonomive të vendeve të ndryshme, shkruan ministrat e Ekonomisë dhe Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G-20 në deklaratën e përbashkët pas video-konferencës së mbajtur dje.

G20 e pranon se ka shenja të përmirësimit të situatës globale ekonomike pas rënies së dukshme në vitin 2020. Kjo mund të zgjerohej në fillim të fushatave për vaksinim dhe politikave për mbështetje të ekonomisë.

Por, ministrat dhe shefat e bankave qendrore paralajmërojnë për pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë, si dhe për dallimin e madh ndërmjet vendeve në tempon dhe pikëpamjet për rimëkëmbje të ekonomisë, theksohet në dokumentin e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë italiane të Ekonomisë dhe Financave, vend kryesues me forumin G20.

Vendet e G20 e konfirmuan angazhimin e tyre për përforcim të sistemeve shëndetësore globale dhe shpërndarjes së drejtë të vaksinave kundër koronavirusit, për të cilat thuhet se janë të kapshme për të gjithë.

Krahas kësaj, si pjesë e sigurimit të mbështetjes për vendet më të ndjeshme, G20 vendosi që ta vazhdojë iniciativën për suspendim të borxhit për edhe gjashtë muaj, deri në dhjetor të këtij viti.

Gjithashtu është diskutuar edhe për vendosje të shkallës ndërkombëtare minimale të tatimit të korporatave, temë e cila është e ndjeshme veçanërisht për kompanitë e ndryshme tatimore të cilat i zgjedhin që të paguajnë sa më pak tatime.

Takimi i ardhshëm, i tretë i ministrave të Ekonomisë dhe Financave dhe guvernatorëve të Bankës Qendrore nën kryesimin italian do të mbahet prej 9 deri më 10 korrik në Venecia dhe do të përkojë me samitin e klimës.

G20 përbëhet nga 19 vende më të zhvilluara në botë plus Bashkimi Evropian

Postime të ngjashme

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shumë qytetarë në prag të ekzistencës! Çmime më të shtrenjta, paga të njëjta

Z H

2.5 miliard euro investim në Korridorin 8

Z H

Despotovski: Në zona ka trend pozitiv, me aktivitete plotësuese do ta nxisim të vazhdojë

Z H

Bytyqi, Nikollovski dhe Boçvarski në inspektim të rrugës Rankovc-Kriva Pallankë

Z H

FITRCLASSROOM: Maqedonia e Veriut me strategji kombëtare për inteligjencë artifiaciale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...