G7: Armëpushimi në Gazë, një zhvillim i rëndësishëm

nga D V

Udhëheqësit e fuqive të Grupit të Shtatë (G7) e quajtën marrëveshjen e armëpushimit në Gazë “një zhvillim domethënës” dhe i kërkuan Izraelit dhe Hamasit të punonin për zbatimin e plotë të saj.

“Ky është një zhvillim i rëndësishëm”, tha G7 në një deklaratë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të angazhoheshin në mënyrë konstruktive në fazat e ardhshme të bisedimeve – për të ndihmuar në sigurimin e zbatimit të plotë të marrëveshjes dhe për një fund të përhershëm të armiqësive.

Marrëveshja e armëpushimit, e cila parashikon shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë – pret miratimin e Kabinetit të Sigurisë së Izraelit përpara se të ajo hyjë në fuqi – pas së cilës do të negociohen kushtet për t’i dhënë fund luftës përgjithmonë.

G7 gjithashtu ripohoi mbështetjen e saj për mbrojtjen e Izraelit nga kërcënimet e sigurisë, duke i kërkuar Iranit dhe përfaqësuesve të tij – të përmbaheshin nga çdo sulm i mëtejshëm kundër Izraelit.

Në deklaratën e tij, grupi theksoi gjithashtu situatën katastrofike humanitare në Gazë – ku kushtet vazhdojnë të përkeqësohen.

“Ne kërkojmë nga të gjitha palët të lejojnë kalimin e sigurt, të shpejtë dhe të papenguar të ndihmës humanitare dhe të sigurojnë mbrojtjen e civilëve, përfshirë punonjësit humanitarë”, tha G7.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More