Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Gabimet më të shpeshta të cilat i bëni kur gatuani ushqimin: Kështu e shkatërroni ushqimin!

Zhurnal Ads

Sado që të jeni të shkathtë në kuzhinë, me rastin e gatimit të ushqimit përvidhet ndonjë gabim, i cili, mbase do ta prishë shijen e drekës apo darkës

Ekspertët zbulojnë se cilat janë gabimet më të shpeshta të cilat i bëjnë amvisat në përgatitje të ushqimit, transmeton Telegrafi.

∙ Nëse pas pjekjes mishin nuk e lini të qëndrojë, do të rrjedhë lëngu, ndërkaq mishi do të bëhet i thatë dhe i pashije.

∙ Edhe një gabim i madh është nxehja e pamjaftueshme e furrës apo e tiganit.

Nëse e fusni mishin, i cili më parë ka qëndruar në temperaturë dhome, në furrën jo mjaft të nxehur, rrezikoni zhvillimin e baktereve.

Veç kësaj, artikujt mund të ngjiten për fundin e enës nëse i vendosni në enë të ftohtë. Prandaj, më së miri është që ushqimin ta qitni në vaj shumë të nxehur në zjarrin më të madh, të cilin pastaj do ta zvogëloni.

∙ Nuk duhet as ta zieni në ujin i cili është tepër i vluar, por lëreni që ushqimi në tenxhere të vlojë ngadalë. Vlimi i fuqishëm krijon avull, i cili than dhe shkatërron proteinat e mishit.

∙ Për ruajtje të ngjyrës së perimeve, siç janë panxhari apo bishtajat e gjelbra, më së miri është zierja e shkurtër në zjarr të madh dhe shpëlarja nën vrushkull të ujit të ftohtë.

∙ Shumica nga buka bajat do ta presin mykun dhe do të sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur. Derisa myku është i parrezikshëm për artikuj të fortë siç janë djathi, speci apo karota, krijon rrezik të lartë te jogurti, djathi dhe buka.

∙ Kalimi i shpëlarjes së makaronave nuk është gabim i madh, por shkatërron shijen dhe qullin natyral i cili do të dendësojë salcën e cila shërbehet me makarona. Më së shpeshti shpëlahen makaronat të cilët përgatiten si sallatë e ftohtë.

∙ Kur pjekim mishin është me rëndësi trashësia e copës dhe temperatura në të cilën piqet. Në të vërtetë, në temperatura tepër të larta proteinat kompresohen, andaj mishi bëhet i fortë. Prandaj, më mirë është ta piqni më gjatë në temperaturë më të ulët se sa më shkurt në temperaturë më të lartë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Si ta mbani kaçkavallin të freskët, të mos prishet dhe të mos myket

admin

Gabimet më të zakonshme që bëni kur gatuani pica në shtëpi

S.B.

Oriz me panxhar

S.B.

Turshi që do ta mbani gjatë në mend: Pjekja e specave djegës me mjaltë janë shije e vërtetë dimërore!

S.B.

Qull proteinash me shije të byrekut me mollë: Kafjalli më i mirë që e keni provuar ndonjëherë!

S.B.

Mënyra më e drejtë: Kur duhet shtuar erëzat – në fillim apo në fund?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...