Agjencia Zhurnal.mk.

Gafa e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit në kërkesën drejtuar Metës e Xhaçkës: Shpallni Soreca-n ‘Non Grada’

Kallëzimi në SPAK i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një sërë mangësish ligjore, por edhe gafa, që nuk mund t’i tolerohen as edhe një amatori. Në kërkesën zyrtare që Aleanca i ka dërguar presidentit Ilir Meta dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka shkruhet që Soreca duhet të shpallet “non grada”.

Ndërkohë, termi i njohur për shpalljen si një “person i padëshiruar” është “Non Grata”, me “T” dhe jo me “D”, që vjen nga latinishtja e që në kuptimin kuptimin diplomatik i referohet një personi të huaj hyrja ose qëndrimi i të cilit është i ndaluar nga ai vend. Ky emërtim mori kuptim diplomatik në Konventën e Vjenës më 1961 për Marrëdhëniet Diplomatike, por që mesa duket, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit, nuk e ka marrë aspak parasysh.

Related posts

Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim të Kosovës në KiE

Xh M

Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut

D V

Djali i artistit Mentor Xhemali anëtarësohet në Partinë e Lirisë (VIDEO)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy