Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gafa e Osmanit / Në regjistrim ka grafë “bullgarë”!

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani, sot në mëngjes ftoi përfaqësuesit e pakicës bullgare në vend të paraqiten në institucionet kompetente dhe të kërkojnë grafë për ata – “bullgarë”. Bëhet fjalë për gafën e ministrit sepse në aplikacionin për regjistrimin e tanishëm ka grafë të atillë, ndërsa sipas informacioneve të Entit për statistikë, grafë të atillë gjithmonë ka pasur, shkruan “Nezavisen”.

Siç duket ministri nuk dëshiron të kuptojë se në këtë rast nuk bëhet fjalë për të drejta të shkelura të bashkësisë bullgare në Maqedoni por për presion të hapur nga jashtë, qytetarët tanë sa më shumë të deklarohen si bullgarë.

Sipas gazetës “Nezavisen”, ministri Osmani është i vetmi që deri tani nuk i ka gjykuar ndërhyrjet bullgare në Maqedoni që mund të jetë strategji e qeverisë (në kuptimin dikush është i mirë me Sofjen e dikush i keq), por ajo e imponon çështjen – se a mundet ai të merret me këtë kontest dhe se a kupton çfarë jehone ka në opinion?

Kohët e fundit, Osmani në një intervistë deklaroi se negociatat me Bullgarinë mund të sjellin zgjidhje që mund të jenë të dhimbshme dhe jopopullore, por koha do të tregojë se ajo është në interes të shtetit.

Postime të ngjashme

Menduh Thaçi: Ramazani një moment i volitshëm të reflektojmë dhe të jemi më solidarë

R Zh

Arjanit Hoxha demanton portalet lidhur me harxhimet e tij si ministër

R Zh

Ahmeti uron besimtarët mysliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Bilall Kasami uron muajin e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

R Zh

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...