Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Gafa e televizionit kroat në programin e Pashkëve – reagime ndaj asaj që kishin shkruar në fund të ekranit

Radiotelevizioni kroat ka transmetuar Meshën drejtpërdrejtë nga Vatikani edhe këtë Pashkë, si dhe fjalimin tradicional të Papës drejtuar besimtarëve të Urbi et Orbi.

Por në këtë të fundit, siç shkruajnë mediat kroate, ata bënë një gabim – në vend të “Urbi et Orbi”, në ekran shkruhej “Ubi et Orbi”.

Urbi et Orbi (‘për në qytetin [e Romës] dhe për botën’) tregon një adresim papal dhe bekim apostolik të dhënë nga papa në disa raste solemne.

Ndërsa nëse përkthehet ajo çfarë ishte shkruar nga televizioni kroat – sigurisht aksidentalisht – “Ubi-j [në kroatisht: vrasje] et Erbi” – gjë që ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke nxitur edhe reagime.

Ndryshe, në mesazhin e tij, Papa tradicionalisht adreson problemet e botës dhe bën thirrje për paqe.

Në këtë mesazh, Papa Françesku u bëri thirrje shteteve që të përshpejtojnë vaksinimin, veçanërisht në vendet e varfra, dhe i quajti konfliktet e armatosura dhe alokimet ushtarake – si skandalet gjatë pandemisë.

Për të dytin vit radhazi për shkak të pandemisë së coronavirusit, aktivitetet papale të Pashkëve janë kufizuar në tubime të vogla përpara altarit anësor të Bazilikës së Shën Pjetrit, në vend të atyre të mëparshme para dhjetëra mijëra njerëzve në sheshin me të njëjtin emër.

Postime të ngjashme

Një astronaute grua, për herë të parë në Emiratet e Bashkuara Arabe

S.B.

Gjaku i zogjve funksionon si sistem ngrohjeje në dimër

S.B.

Tentoi të tallet me policinë braziliane duke vendosur një kukull në plazh, ata e kuptuan se çfarë ishte kur iu afruan – por dënuan autorin e kësaj “vepre”

S.B.

Aeroplani tentoi të bënte ulje emergjente, por gruaja lindi foshnjën e saj në mes të fluturimit

S.B.

Pas një dite me alkool, 26-vjeçarja nga Delaware hipën mbi qafën e mikut – rrëzohet me fytyrë për tokë dhe mbetet pa disa dhëmbë

S.B.

Parashutisti spanjoll hidhet nga 3.700 metra, zbret në tokë me 120 kilometra në orë – arrin ta kap kanaçen me precizitet të paparë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...