Agjencia Zhurnal.mk

Galaxy S20 do të ketë më shumë memorie RAM sesa kompjuteri juaj

Spekulimet rreth Galaxy S20 janë shtuar në ditët e fundit dhe përflitet për një model S20 Ultra 5G i cili do të ketë specifika ekstreme. Sipas forumit XDA ky model vjen me 16GB RAM dhe me shumë gjasa është më tepër sesa vetë kompjuteri që ju përdorni.

Është diçka e tepër për shumë njerëz, por e dobishme për ata që përtojnë të mbyllin aplikacionet në sfond. Sistemi i kamerave do të jetë marramendës. Sensori 108-megapiksel i Samsung është një krijim më vete.

Kamera sekondare do të jetë 48-megapiksel me 10X zmahdim optik shoqëruar nga një kamër 12-megapiksel me kënd super të gjerë.

Samsung do ta pozicionojë modelin Ultra një shkallë më lart S10+ duke mos kufizuar aspak entuziastët të cilët janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo për të pasur telefonin më të fuqishëm. /PCWorld Albanian

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...