Teknologji

Galaxy Z Fold 2 po vjen më shpejt nga sa ishte menduar

Zhurnal Ads

Pasi zbuluam Galaxy Z Fold 2, neve na mbeti akoma të pyesnim për specifikat e telefonit të palosshëm dhe datën e lëshimit, pasi Samsung në vend të kësaj zhvendosi fokusin në pajisjet e tjera, duke përfshirë Galaxy Note 20, Galaxy Tab S7, Galaxy Buds Live dhe Galaxy Watch 3.

Fjala zyrtare nga Samsung është se para-porositë do të hapen në shtator (18), e cila është edhe kur do të na ofrojë më shumë detaje mbi celularin vetë, si dhe një datë të lëshimit aktual, shkruan T3, transmeton Telegrafi.

Evan Blass ka shkruar në Twitter detaje mbi datën e saktë që do të hapen porositë paraprake.

Sipas tij, ne do të shohim para-porositë e Galaxy Z Fold 2 të hapen më 2 shtator.

Kjo është vetëm disa ditë nga parashikimi i kolegut të Ice Ice Universe, muajin e kaluar, që e lidhi Galaxy Z Fold 2 për një datë të lëshimit të 20 shtatorit.

Jemi vetëm dy javë larg datës së Blass për para-porositë, kështu që, me çfarëdo mënyre, nuk kemi kohë të presim për të zbuluar edhe më shumë rreth telefonit të mençur.

Postime të ngjashme

Facebook do të lejojë shpërndarjen e Insta Stories direkt në llogarinë tuaj në Facebook

admin

Google prezanton telefonin e mençur Pixel 4a

admin

Apple, ngjarja e shtatorit 2020: Çfarë do të shohim dhe çfarë mund të mos shohim nga kjo ngjarje?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...