Galaxy Z Fold 3 i Samsung do të mbështesë stilolapsin S Pen Pro

Pas shumë spekulimeve, të gjitha indikacionet janë se telefoni inteligjent Galaxy Z Fold 3 i Samsung do të mbështesë S Pen, më konkretisht, një version më të madh të quajtur S Pen Pro.

 

Samsung prezantoi S Pen Pro në janar dhe dokumentet që janë shfaqur në internet thonë se ai do të jetë në gjendje të lidhet përmes Bluetooth dhe të përdorë për të punuar në Galaxy Z Fold 3 të ardhshëm.

Mbështetja për S Pen Pro në Z Fold 3 nuk është ndonjë befasi e madhe, pasi presidenti i Samsung i departamentit të celularëve TM Roh tha se ishte i lumtur që njerëzit duan që S Pen të punojë me Fold. Në dhjetor, u shpreh se Samsung “dëshiron të sjellë disa karakteristika të Galaxy Note në pajisjet e tjera”.

Këshilltari i njohur i Twitter Evan Blass ka postuar një prezantim që tregon Galaxy Z Fold 3 me një “Pen Fold Edition S Pen”.

Është e mundur që stilolapsi S Pen Pro të blihet veçmas.

Samsung ka të ngjarë të mbajë ngjarjen e re në Ggsht dhe do të zbulojë një sërë pajisjesh përfshirë Z Fold 3, Z Flip 3, orët e reja Galaxy Watch dhe kufjet e reja Galaxy Buds. 

Related posts

iPhone Mini po zëvendësohet nga iPhone Pro Max i lirë

D V

Kriza e çipave, iPhone 13 thuhet se do të jetë më i shtrenjtë – do të preken edhe veturat, lavatriçet e frigoriferët

D V

Super jahti me pishinë, saunë, kinema 3D të hapur dhe shumëçka tjetër

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com