Teknologji

Galaxy Z Fold2 do të kushtojë 1.999 dollarë

Zhurnal Ads

Pas prezantimit të Galaxy Z Fold2-shit gjatë muajit të kaluar në ngjarjen “Unpacked”, Samsungu sot ka prezantuar disa detaje shtesë në lidhje me gjeneratën e dytë të këtij telefoni të palosshëm.

Tashmë e kemi ditur se ky telefon i palosshëm do të ketë ekran më të madh 6.2-inçësh të jashtëm si dhe se kur shpaloset bëhet 7.6-inç. Kësaj radhe, ka disa përmirësime në këtë aspekt, shkruan neowin. Tani, në vend se ta hapni ose mbyllni telefonin plotësisht, gjatë hapjes mund të ndaloni në cilëndo kënd që dëshironi. Samsungu po ashtu bëri të mundur kalimin nga ekrani i brendshëm në ekranin e jashtëm kur e mbyllni telefonin, në vend se ta kyçni direkt telefonin.

Image

Gjithashtu, Samsungu ka përmirësuar edhe përdorimin e kamerës, kështu që tani kamerën e pasme mund ta përdorni edhe kur telefoni është i shpalosur tërësisht, domethënë mund ta përdorni kamerën e pasme për të bërë ‘selfiet’, transmeton KOHA. Ka edhe disa veçori të reja sikur pamja e dyfishtë, kështu që subjekti i një fotografie dhe personi që e bën fotografinë mund të marrin një pamje të kornizës duke përdorur të dy ekranet.

Samsungu ka përmirësuar edhe pamjen e multi-dritares për ta bërë më të lehtë manovrimin me të. Gjithashtu, ka lehtësuar edhe organizimin e menysë së aplikacioneve dhe ruajtjen e kësaj menyje për të hapur deri në tri aplikacione përnjëherë. Falë bashkëpunimit të Samsungut me Microsoftin, janë bërë disa përmirësime specifike për shërbimet e Microsoftit, të tilla si hapja e dy aplikacioneve përnjëherë dhe bartja e përmbajtjeve mes dy aplikacioneve.

Image

Sa i përket specifikave, Galaxy Z Fold2 vjen me procesor Snapdragon 865+ me rrjetin 5G, 12 GB të LPDDR5 RAM memories, 256 GB të memories së brendshme me shpejtësi prej UFS 3.1, si dhe me baterinë prej 4,500 mAh. Në pjesën e pasme ka tri kamera (secila me lentet 12-megapikselësh) ndërsa kamerat për ‘selfie’ në të dyja ekranet e brendshme janë nga 10-megapikselë. Ekrani i brendshëm 7.6-inçësh ka rezolucion prej 2208 x 1768 pikselë, ndërsa ekrani i jashtëm 2260 x 816 pikselë.

Image

Samsung Galaxy Z Fold2 5G nga nesër, 2 shtator, është i gatshëm për para-porositje me çmim prej 1.999 dollarë (rreth 1.700 euro). Po ashtu do të jetë në dispozicion nga 18 shtatori në mbi 40 shtete, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ashtu siç është zbuluar edhe muajin e kaluar, Galaxy Z Fold2 do të vijë me ngjyrë të zezë ose të bronztë “Mystic”, por për shpinën e telefonit do të mund të zgjidhni katër ngjyra – të argjendtë metalike, ari metalike, të kuqe metalike si dhe të kaltër metalike.

Samsungu gjithashtu ka prezantuar edhe edicionin “Thom Browne” të Galaxy Fold2-shit, i cili vjen në pako me kufjet Galaxy Buds Live dhe orën e mençur Galaxy Watch 3, së bashku me mbështjellësit e telefonit dhe rripat të dizajnuara nga Thom Browne. Kjo pako e plotë kushton 3.299 dollarë (rreth 2.800 euro).

Postime të ngjashme

“TikTok” e “Wechat”: Si depërtojnë spyware-t në telefona?

admin

Cilët hapa do të ndërmerrte SHBA-ja për ndalimin e aplikacionit kinez TikTok?

admin

NASA do të dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...