Agjencia Zhurnal.mk

Galliani: Klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin

Drejtori i Përgjithshëm i Monza, Adriano Galliani pretendon se klubet e mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin për shkak të mungesës së të ardhurave pas pushimit të detyruar shkaku i krizës nga coronavirusi.

Ish-shefi ekzekutiv i Milanit është i shqetësuar për situatën financiare në futbollin evropian dhe thotë se futbolli përballet me një ‘problem që nuk kuptohet plotësisht’.

“Llogaritë janë hedhur në erë për shkak të borxhit të klubeve dhe humbjes së të ardhurave nga TV. Situata është potencialisht dramatike”, ka thënë fillimisht Galliani për Telelombardia.

“Nuk është vetëm kësti i fundit i të drejtave televizive që mungon, nuk ka të ardhura as nga stadiumi. Dhe 400 milionë euro që UEFA ende nuk ka shpërndarë për Kupat e Evropës”.

“Klubet më të mëdha në Evropë rrezikojnë falimentimin, ulja e pagave nuk do të jetë e mjaftueshme”.

“Mendoni se vetëm nga dyqani zyrtar, Barcelona mbledh 50 milionë euro pasi Camp Nou është stadiumi i dytë më i vizituar në Spanjë”.

“Megjithatë, ajo shkakton një dëm të pallogaritshëm. UEFA ka humbur një mal parash për shkak të shtyrjes së Kampionatit Evropian”.

“Fshati Olimpik i Tokios duhej të shndërrohej në banesa publike dhe tani nuk mund të bëhet. Është një problem që nuk kuptohet plotësisht”, përfundoi italiani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...