Agjencia Zhurnal.mk

Ganiu: 2 muaj e gjysmë i bëmë ballë virusit korona në Çair por heqja e tërësishme e masave ishte gabim

Shkup, 5 qershor – Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, sot në një prononcim për Radio Televizionin Dukagjini, ka folur për situatën me Covid 19 në Maqedoni dhe kryeisht në Çair, informon Zhurnal.

Ai tregon për gjendjen e tij shëndetësore pasi u diagnostifikua me Covid 19.

Ganiu shprehet se është në gjendje të mirë dhe se nuk ka simptoma të cilat do ta shqetësonin.

Ganiu bën të ditur se ditën e shtunë kishte patur kontakt me një familjarë të afërm, i cili ditën e diel është testuar dhe kishte rezultuar pozitiv. Nga ajo ditë, siç njofton Ganiu, ai është izoluar dhe menjëherë është testuar.

“Ditën e shtunë kisha kontakt me një familjar timin. Ai ka rezultuar pozitiv ditën e diel nga testimi që ka bërë. Nga ajo ditë unë jam vetizoluar dhe kam kërkuar të testohem menjëherë dhe ditën e hënë kam rezultuar pozitiv. Nuk kam ndonjë siptomë por familjarin e ngushtë që e kam ai ndodhet në klinikën infektive. Me të vërtetë është një virus i pa parashikuar dhe kërkon trajtim të veçantë”, është shprehur Ganiu.

Ai shprehet se në komunën e Çairit tek tani ka filluar të përhapet korona virusi derisa në disa komuna tjera ky virus kishte filluar të përhapet që para 1 muaji e më tepër.

“Ne i kemi bërë ballë virusit pasi për dy muaj e gjysmë nuk kemi patur asnjë të infektuar në komunën tonë. Bile disa që dilnin pozitiv nuk banojnë në komunën tonë por vetëm janë me adresa të vjetra. Ja pra tash është një valë e re me të infektuar. Nuk mund të predikoj shkaqet pse ndodhi kjo sepse deklarata e kryetarit të komunës mund të keqkuptohet dhe meret si përfundimtare. Jemi duke e pritur komisionin për sëmundje ngjitëse për t’i analizuar të gjitha klasteret se prej nga ka ardhë kjo vala e dytë dhe për neve shumë e rëndë”, është shprehur Ganiu.

Ganiu për përkeqësimin e gjendjes konsideron se është edhe gabim i pushtetit qendror që vendosi përnjëherë të heqë të gjitha masat restriktive dhe konsideron se të nejjtat duheshte të bëhen dalë nga dalë.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!