Ganiu apel banorëve të Çairit të vaksinohen

Shkup, 30 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme vizitoi Pikën e vaksinimit në Komunën e Çairit. Me këtë rast ai bëri edhe apel deri tek qytetarët për t’u vaksinuar, duke theksuar se vetëm përmes këtij procesi do të mund t’i jepet fund pandemisë së Kovid 19.

“Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim pandeminë e Kovid 19 e t’i kthemi normalitetit”, ka theksuar Ganiu.

Kryetari Ganiu po ashtu potencoi se të gjithë ata që në pamundësi të lëvizjes për shkaqe të ndryshme, komuna me ekipet e veta është e gatshme të asistojë në dërgimin e stafit mjekësor në shtëpitë dhe banesat përkatëse. Për këtë mjafton të paraqiteni e t’i shkruani komunës në rrjetet sociale ose në uebportalin zyrtar të komunës.

Nga Pika e vaksinimit në Komunën e Çairit po ju bëjmë apel qytetarë të nderuar që të vini e të vaksinoheni, sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e të gjithëve dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund ta mposhtim pandeminë e Kovid 19 e t’i kthemi normalitetitTë gjithë ata që në pamundësi të lëvizjes për shkaqe të ndryshme, komuna me ekipet e veta është e gatshme të asistojë në dërgimin e stafit mjekësor në shtëpitë dhe banesat përkatëse. Për këtë mjafton të paraqiteni e t'i shkruani komunës në rrjetet sociale ose në uebportalin zyrtar të komunës.————————————-Од Вакциналниот пункт во општина Чаир, апелираме до вас, почитувани граѓани, да дојдете и да се вакцинирате, бидејќи вакцинацијата е многу важна за здравјето на сите и само на овој начин ќе успееме да ја победиме пандемијата на Ковид 19 и да се враќаме во нормала. Сите оние кои се во неможност да се движат од различни причини, општината со своите тимови е подготвена да помогне во испраќањето медицински персонал во нивните домови и станови. За ова, доволно е да се јавите и да и пишете на општината на социјалните мрежи или на официјалниот веб -портал на општината.Visar GaniuBesim Koka

Posted by Visar Ganiu on Thursday, September 30, 2021

Related posts

Plotësohen masat për organizimin e ndeshjeve sportive dhe ngjarjeve të tjera

D V

Shilegov: Gjatë ndërtimit të sistemit BRT do të mbrohet furnizimi me ujë dhe nuk do të ketë ngecje në komunikacion

D V

Sivjet më pak student të regjistruar se sa vitin e kaluar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More