Ganiu: Dhuna midis të rinjëve, shqetësuese

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Bazuar në ngjarjet e fundit, dhuna, veçanërisht ajo midis të rinjve, është bërë një çështje që ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme për të gjithë ne. Në një tryezë të rrumbullakët sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zv.ministren e Transportit dhe Lidhjes, Kaltrina Zekolli Shaqiri, dhe kryetarin e Komitetit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftës kundër Terrorizmit, Pavle Trajanov, diskutuam për dhunën mes të rinjve si një çështje të rëndësishme dhe shqetësuese. Kjo çështje ndikon në shumë aspekte të shoqërisë dhe është e nevojshme të trajtohet në mënyrë efektive.

Ne u pajtuam se hapi i parë është zbulimi i hershëm i dhunës midis të rinjve. Prindërit dhe edukatorët duhet të vëzhgojnë sjelljet agresive dhe ndryshimet e papritura në sjellje për të reaguar në kohë dhe për të parandaluar të njëjtën.

Në këtë tryezë, theksuam se të rinjtë me mundësi më të mira arsimore dhe ekonomike kanë më shumë gjasa të shmangin dhunën. Punësimi dhe trajnimi u ofrojnë atyre stabilitet, pavarësi ekonomike dhe qëndrueshmëri për një të ardhme më të mirë. Gjithashtu, të rinjtë duhet të mbikëqyren dhe monitorohen në rrjetet sociale, se çfarë ndjekin dhe si i përdorin, pasi mund të bien pre e ndikimeve negative.

Unë premtova se do të vazhdojmë të mbështesim aktivitetet edukative, do të forcojmë bashkëpunimin me shkollat dhe do të krijojmë hapësira të sigurta ku të rinjtë mund të zhvillojnë talentet dhe pasionet e tyre.
Në fund, dua të shpreh mirënjohje të veçantë për organizatën Pleiades, e cila ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm në këtë drejtim dhe për rolin aktiv që luan në nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të gjitha palëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More